Abrashi përballet me Alushin (Foto)

PUBLIKUAR

Njëra nga ndeshjet më interesante në Bundesliga 2 të Gjermanisë, do të zhvillohet sot ku përballë do të jenë dy futbollistë shqiptarë.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi do të jetë nikoqir i Amir Abrashit që luan tek Kombëtarja shqiptare.

ST Pauli i Enis Alushit ka pasur një start të mirë për dallim nga viti kaluar, ndërsa ndodhet në pozitën e gjashtë me 19 pikë të tubuara pas 11 ndeshjeve.

Ndërkohë skuadra e Amir Abrashit, Freiburg është lidere në Bundesliga 2, dhe udhëton si favorite për këtë takim.

Interesant do të jetë përballja mes dy shqiptarëve Enis Alushi dhe Amir Abrashi, përballje që do ta shohim edhe në muajin nëntor kur Kosova do të luaj ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...