Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij duhet të përqendrohet për sfidën e sotme, ku “Reds” do të përballen me Southamptonin.
Tekniku gjerman ka folur edhe për barazimin e skuadrës së tij kundër Sionit në kuadër të Europa League. Klopp beson se skuadra e tij nuk do t’i përsërisë gabimet e sfidës kundër Sionit.
“Tani e kemi ndeshjen e ardhshme, kështu që kjo është më e rëndësishme se pjesa tjetër e sezonit”, ka thënë Klopp.
“Ky është futbolli, nuk mendoj se mund të përsëriten edhe një herë të njëjtat gabime. Ishte ndeshje e vështire, por pash shumë gjera pozitive. Kishim shumë mundësi dhe ta shënonim një gol nga te gjitha ato do t’i ndryshonte gjerat”, ka theksuar ai.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit, duke folur për duelin me Southampton-in, thotë se Southamptoni është skuadër e organizuar mirë, dhe që di të bëjë presion.
“E analizuam skuadrën e tyre për një orë. Di shumë më shumë për ta. Ata janë një ekip i organizuar dhe bëjnë presion të lartë me gjashtë lojtarë, por ne duhet ta bëjmë lojën tonë. Nuk është ndeshje e lehte, duhet ta shikojmë mire Dusan Tadic që ka krosime të frikshme”, ka theksuar Klopp. /Telegrafi/


