Leverkuseni në finale të Kupës së Gjermanisë

PUBLIKUAR

Bayer Leverkusen ka arritur në finale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores së thellë 3:0 kundër Saarbrucken të martën.

Klubi nga kategoria e katërt e futbollit gjerman, nuk kishte luajtur asnjë ndeshje futbollit për tre muaj rresht, para se Leverkuseni, klubi nga Bundesliga, ta vizitonte të martën në Hermann-Neuberger-Stadion, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse yjet si Kai Havertz dhe Leon Bailey nuk luajtën fare, Leverkuseni e krijoi një epërsi prej 2:0 brenda 19 minutave falë golave të Moussa Diaby dhe Lucas Alario.

Karim Bellarabi shënoi për 3:0 pak para përfundimit të pjesës së parë.

Leverkuseni në finale tani e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...