Allegri: Dybala, sulmuesi që ka luajtur më shumë

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri shpërthen ndaj gazetarëve. Në konferencën e radhës për shtyp, trajneri i Juventusit nuk i la këta të fundit t’i drejtonin pyetje si zakonisht, por e mori vetë fjalën në fillim, duke u ndalur te sulmuesi Paulo Dybala.

Argjentinasi është kthyer në cështje dite në mediat italiane kjo për faktin se është aktivizuar shumë pak në ndeshjet e fundit, por Allegri nuk ndan të njëjtin mendim me gazetarët.

“Sot flas unë. Ka patur një proces mediatik ndaj meje dhe në drejtim të zgjedhjeve të mia. Dua t’iu bëj të ditur që Dybala është sulmuesi i Juventusit që ka luajtur më shumë minuta në këtë fillim sezoni. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe unë mendoj se do të ketë një të ardhme të madhe. Vitin e kaluar Paulo ishte lideri i Palermos. Por ata që i japin të njëjtat përgjegjësi si sezonin e kaluar gabojnë. Dybala duhet të luajë pa patur shumë presion përreth tij. Për të kam lexuar gjëra që më kanë bërë të qesh. Nëse Paulo luan pak duke u bazuar te shuma që ka shpenzuar Juventusi për kartonin e tij, ky është një problem për ju gazetarët jo për mua”.

Këtë të Dielë, Juventusi do të presë Atalantën për të nisur një seri fitoresh që mund t’i largojë bardhezinjtë nga vendi i 14-të në të cilin ndodhen aktualisht në renditjen e Serisë A.

“Juventusi duhet të ketë më shumë pikë. Kjo është ajo që ka thënë presidenti dhe është e drejtë. Pavarësisht ndryshimeve në skuadër, Juvja nuk mund të pozicionohet në vendin e 14-të. Ndaj Atalantës nuk ka rrugë tjetër për ne vec fitores”. /SS/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...