GAP: Gratë që kërkojnë punë në Kosovë kanë përgatitje më të lartë universitare sesa burrat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Gjatë këtij viti në Kosovë në kërkim të punës janë regjistruar rreth 38 mijë qytetarë, ku 60 për qind e tyre janë të pashkolluar.

Instituti për Studime të Avancuara GAP, përmes raportit “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës“, ka bërë të ditur se vetëm 4 për qind e personave që kërkojnë punë janë me arsim të lartë.

Sipas GAP-it, shumica e punëkërkuesve të pashkolluar, me arsim fillor dhe të mesëm janë burra, ndërsa me pjesa tjetër me bachelor, master apo PhD janë gra.

“Sa i përket arsimit të punëkërkueseve, pjesa dërmuese apo 60 për qind e këtyre punëkërkuesve janë të pashkolluar, ndërsa 29 për qind kanë përfunduar shkollën fillore dhe të mesmen profesionale. Rreth 7 për qind janë me gjimnaz të përfunduar, ndërsa 4 për qind me arsim të lartë. Prej punëkërkuesve të pashkolluar, me arsim fillor dhe të mesëm shumica janë burra, përveç punëkërkuesve me Bachelor, Master apo PhD të cilat janë gra. Dallimet në mes të burrave dhe grave në nivel të arsimit lë të kuptohet që edhe te individët që kanë arsim të lartë do të ketë më shumë gra se sa burra të papunësuar. Kjo mund të vijë si pasojë e kritereve të larta që hasin gratë gjatë kërkimit të një pune qoftë të përshtatshme apo të papërshtatshme me fushën e saj të arsimit, gjë që mund të çojë në një mospërputhje mes atyre dhe një pjesëmarrje më të ultë të grave në treg të punës në përgjithësi”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...