Marotta bën publike dëshirën e Cuadrados

PUBLIKUAR

Menaxheri gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka pranuar se Juan Cuadrado dëshiron të qëndrojë te Bianconerët edhe pas përfundimit të huazimit.

Kolumbiani po qëndron në Torino në formë huazimi nga Chelsea dhe vazhdimisht po spekulohet për një kontratë afatgjate.

Siç transmeton talkSPORT, shefi i Juves ka lënë të kuptohet se diçka e tillë mund të ndodhë.

“Ai ka treguar se është i lumtur te ne dhe do të vazhdojë të jetë ashtu”.

“Do t’i shqyrtojmë gjërat me Chelsean në kohën e duhur, por ka shumë mundësi që të ketë një përfundim të mirë”, është shprehur Marotta.

27-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të mirë në skuadrën e Massimiliano Allegrit këtë sezon. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...