“Ushtrimet e tua janë m*t” – Rooney zbulon çfarë i kishte thënë ish-trajnerit

PUBLIKUAR

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Wayne Rooney, ka zbuluar se një herë i ishte dashur të përballej me njërin prej ish-trajnerëve të vet në emër të bashkëlojtarëve, për t’i thënë se seancat e tij stërvitore ishin “m*t”.

Rooney e ka bartur shiritin e kapitenit në çdo klub për të cilin ka luajtur deri tani në karrierën e vet, si Everton, Manchester United, DC United dhe tani Derby, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i lindur në Liverpool është i vetëdijshëm për përgjegjësitë e një kapiteni, në fushë dhe jashtë saj. Ndër përgjegjësitë kryesore është përfaqësimi i lojtarëve dhe ngritja e zërit në emër të tyre.

Rooney tregon se e kishte pasur një rast të sikletshëm kur i ishte dashur të fliste me trajnerin në emër të futbollistëve.

“Kur lojtarët nuk janë të lumtur, ata i drejtohen kapitenit të vet i cili duhet t’i paraqesë ankesat e tyre. Kjo mund të çojë drejt një bisedimeve të vështira”, tha Rooney për The Times.

“Në një klub bashkëlojtarët më kërkuan t’i them trajnerit se seancat e tij stërvitore nuk ishin mjaft të mira. Nuk ishte e lehtë. “Më fal, shef. Djemtë mendojnë se ushtrimet e tua janë m*t”, zbuloi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...