Kourtney Kardashian tregon se si i edukon fëmijët rreth racizmit

PUBLIKUAR

Kourtney Kardashian është duke shfrytëzuar kohën e saj që të flasë rreth edukimit të fëmijëve gjatë fushatës ‘Black Lives Matter’.

41-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram ka shpërndarë një postim teksa ka diskutuar rreth përgjegjësive për të edukuar fëmijët rreth çështjeve të racizmit.

“Si një nënë, janë disa instinkte natyrale për t’i mbrojtur fëmijët e mi nga diçka që mund të jetë e pasigurt. Dhimbja dhe vuajtjet nga racizmi nuk janë diçka e të kaluarës, ndërsa unë marr përgjegjësinë të flas me fëmijët e mi sinqerisht edhe atë shumë shpesh, edhe pse e vërteta ndonjëherë është e papërshtatshme”, kishte shkruar Kourtney.

Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner është nënë e tre fëmijëve, Mason, Penelope dhe Reign, nga lidhja me ish-partnerin Scott Disick.

Po ashtu, ajo ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj që të vizitojnë faqen poosh.com për të parë artikullin e saj “Si i edukoj fëmijët e mi”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...