Ancelottit nuk i pëlqen Bayerni, por Guardiolan e quan trajnerin më të mirë në botë

PUBLIKUAR

Strategu italian, Carlo Ancelotti, thotë se nuk i pëlqejnë ndeshjet e Bayern Munichut, kur kihet parasysh mungesa e konkurrencës në Bundesliga.

Ish-trajneri i Real Madridit, aktualisht pa klub, është lidhur me postin e trajnerit të bavarezëve në rast të largimit të Pep Guardiolas, por duket se nuk është i interesuar për të punuar në kampionatin gjerman.

“Bayern Munichu do ta fitojë Bundesligan me duart në xhepa. Më duhet të pranoj se nuk më pëlqejnë ndeshjet e Bayernit, sepse ka shumë pak konkurrencë”.

“Megjithatë, Pep Guardiola është trajneri më i mirë në qarkullim. Ai ligjëron futbollin, e bën veten të kuptueshëm dhe fiton”, ka deklaruar Ancelotti.

Kujtojmë që italiani gjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadra në të gjitha top-ligat, pos Gjermanisë dhe i ka fituar titujt në Serie A, Ligën Premier dhe Ligue 1, si dhe tri herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...