Dikur e donte Messin, sot Ronaldon

PUBLIKUAR

Muller do të dëshironte që sot në skuadër ta kishte Ronalon.

Thomas Muller, sulmuesi i Bayern Munich, është i fundit që ka folur për dyshen që kanë dominuar në botën e futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Ai është pyetur se me cilin do të dëshironte të luajë, përgjigja ishte ndryshe nga ajo që kishte dhënë vite më parë.

“Në fillim të karrierës shënoja më shumë gola dhe do të doja të luaja me Lionel Messin. Tani jap më shumë asistime dhe do të më bënte më shumë punë ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo”, tha ai.

Sido që të jetë, Muller thotë se te Bayerni e ka të duhurin.

“Megjithatë unë kam përpara Robert Lewandowskin që po kalon një formë mbresëlënëse”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...