Ahmeti: Hoti do të forcojë mundësitë për zhvillim ekonomik (VIDEO)

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti, ka thënë se procesi i djeshëm i votimit të Qeverisë nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

“Ka qenë proces i domosdoshëm që ka ndodhur dhe nuk do të mund të rrugëtohej ndryshe”, është shprehur Ahmeti, njofton Klan Kosova.

“Në këtë momentum aktual Kryeministri Hoti do të forcojë mundësitë e reja të shoqërisë për zhvillim ekonomik”.

“Kam bindjen se me këtë do të plotësohen standardet dhe kriteret e reja”.

Komuna e Lipjanit të cilën e drejton Ahmeti është një prej komunave që ka arritur të menaxhojë më së miri me koronavirusin dhe për këtë ai ka folur sonte në Edicionin Special në Klan Kosova.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...