Eriksen e bind Conten, ndryshon skema e Interit

PUBLIKUAR

Christian Eriksen e ka mahnitur mjaftueshëm trajnerin Antonio Conte në stërvitje, sa për ta bindur ta emërojë atë në formacionin startues të Interit për takimin e kthimit gjysmëfinal kundër Napolit në Kupën e Italisë.

Ish-mesfushori i Tottenhamit e ka bindur Conten gjatë seancave stërvitore pas rikthimit të futbollin dhe duket në formë shumë të mirë fizike për ta rinisur sezonin, transmeton Gazeta Express.

Gazeta italiane La Gazzeta dello Sport shkruan se Conte e ka zgjedhur Eriksenin në mesin e titullarëve në ndeshjet provuese në stërvitje dhe nënvizon se trajneri italian do ta përdorë në skemë të re, 3-4-1-2, me danezin prapa Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit për ndeshjen e Interit kundër Napolit në San Paolo.

Interi e humbi ndeshjen e parë gjysmëfinale në shtëpi me rezultat 1:0 dhe do ta kërkojë finalen në ndeshjen e kthimit, e cila pritet të luhet më 13 qershor.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...