McGregor e pranon sfidën për meç me legjendën e UFC-së

PUBLIKUAR

Conor McGregor është gati të përballet me një nga legjendat e arteve marciale mikse, Anderson Silva.

Dy sportistët kanë një miqësi të mirë mes tyre, aq sa irlandezi e ka cilësuar Silva si më të mirin në historinë e arteve marciale mikse.

Ky i fundit i ka bërë një ftesë McGregor për të dueluar mes tyre në peshën e mesme, peshë ku Silva ka bërë historinë si kampion i padiskutueshëm. Në këtë Divizion, ai u bë kampion bote në vitin 2006 dhe e mbajti titullin deri në vitin 2013.

Pas deklaratës së Silva për të dueluar ndaj McGregor ka ardhur përgjigjja e thjeshtë e irlandezit: “Pranoj!”.

Një duel që duket disi i vështirë për t’u realizuar, duke qenë se Silva nuk duelon prej një viti dhe është 45 vjeç. Gjithsesi, për fansat e UFC-së kjo do të ishte një përballje e bukur mes dy prej ikonave të arteve marciale mikse.

Conor McGregor

@TheNotoriousMMA

I accept. https://twitter.com/Maclifeofficial/status/1265826418186838017 

TheMacLife@Maclifeofficial

Anderson Silva calls for Conor McGregor superfight at 176-pounds catchweight | https://themaclife.com/featured-posts/anderson-silva-calls-conor-mcgregor-superfight/ 

View image on Twitter

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...