Këta janë dy personat që vdiqën sot pas shembjes së minierës në Artanë

PUBLIKUAR

Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj janë dy personat që sot vdiqën si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës, shkruan Gazeta Metro.


Për këtë eventi, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike kanë shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerëve.

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, shembjen e dheut në Minierë e ka konfirmuar për Gazetën Metro edhe nënkryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri.

Ymeri ka thënë se nuk dihet ende për fatin e punëtorëve të cilët kanë mbetur brenda minierës së shembur, mirëpo pritet të dihet nga ekipi i shpëtimit që kanë hyrë në minierë.

“Tani u njoftuam nga ekipa e minierës që ka ndodh një tragjedi sot, ku është shembur dheu brenda në minierë dhe për momentin po dyshohet se dy viktima kanë mbetur si pasojë e kësaj ndodhie. Po presim nga ekipi i shpëtimit që të bëjnë të ditur lidhur me fatin e punëtorëve të mbetur brenda minierës”,tha ai./

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...