Ky është Lipjanasi që humbi jetën në minierën e Artanës

PUBLIKUAR

Dy persona kanë vdekur sot si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës. Viktimat janë Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj, raporton Express.

Për këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike. MEPTINS u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve.

Sipas MEPTINS, autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa H.Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli.

Ai ka thënë se deri më tani ka informacione se janë konfirmuar dy persona të vdekur, ndërsa thotë se nuk ka persona tjerë që kanë mbetur të ngujuar.

Vrajolli thotë se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar.

“Është shëmbë dheu, të konfirmuar janë dy të vdekur, tjerë nuk ka të ngujuar. Sipas informacioneve që kemi jemi duke shkuar në vend të ngjarjes, tjerë të ngujuar nuk ka. Një inxhinier dhe një xehetar”, ka thënë ai. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...