Juve e ofron Bernardeschin për Jorginhon

PUBLIKUAR

Bianconeri” janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori italian për futbollistin e Chelseat

Juventusi është i gatshëm të heq dorë nga Federico Bernardeschi vetëm për të arritur deri tek Jorginho.

Mesfushori i Chelseat është bërë objektiv i “Bianconeri” dhe kampioni italian po e shikon mundësinë se si të arrijë deri tek ish-futbollisti i Napolit.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se Bardhezinjtë do t’ia ofrojnë klubit anglez Bernardeschin në këmbim të futbollistit me prejardhje braziliane, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Maurizio Sarri është i uritur të punojë përsëri me Jorginhon, me të cilin kishte punuar në Napoli dhe në Chelsea.

“Blues” i kërkojnë 40 milionë euro për mesfushorin kualitativ.

Bernardeschi nga ana e tij nuk po arrin ta zë një vend titullari në “Allianz Stadium” dhe mund të largohet këtë verë prej aty. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...