Messi mendon se koronavirusi do ta ndryshojë futbollin përgjithmonë: S’do të jetë njëjtë kurrë më

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Lionel Messi mendon se futbolli, njëlloj si jeta në përgjithësi, nuk do të jetë njësoj kurrë më për shkak të pandemisë koronavirus. Superylli i Barcelonës është duke u përgatitur për t’u rikthyer në fushën e futbollit pas dy javëve.

Virusi Covid-19 i ka vrarë qindra mijëra njerëz në gjithë botën dhe e ka pezulluar futbollin për gati tre muaj, por La Liga dhe shumë liga të tjera evropiane do të rikthehet nga qershori, transmeton Gazeta Express.

La Liga do ta rifillojë sezonin 2019/20 më 11 qershor, me Barcelonën e Messit që synon ta ruajë epërsinë prej dy pikëve ndaj Real Madridit në krye të renditjes tabelore.

Messi e ka pranuar se do të jetë e vështirë të përqendrohet në futboll duke marrë parasysh ndikimin e madh të koronavirusit. Ai beson se jeta dhe futbolli do të pësojnë ndryshime të mëdha si pasojë.

“Shumica prej nesh ngelim me dyshime se si do të jetë bota pas gjithë kësaj që ndodhi. Përveç ngujimit dhe gjendjes e cila na ka habitur, shumë njerëz kanë pasur vështirësi të mëdha për shkak se kjo gjendje i ka prekur ata, siç ndodhi me ata të cilët i humben familjarët dhe miqtë dhe nuk qenë as në gjendje t’i shohim para se të vdisnin”, tha Messi për El Pais.

“Kjo krizë ka pasur shumë gjëra negative, por nuk ka më keq se t’i humbasësh njerëzit që i do më së shumti. Kjo më tërbon shumë dhe më duket se është gjeja më e padrejtë”, shtoi ai.

“Futbolli, sikurse jeta në përgjithësi, nuk do të jetë e njëjtë më kurrë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...