Pas peticionit të punëtorëve që kërkojnë rikthimin e Njazi Thaçi, Xhelal Sveçla shkon në KEK

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Sot u.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Luigj Imeri me bashkëpuntorë ka pritur në takim u.d. ministrin në detyrë të MPBAP-së Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit për media, Imeri ka njoftuar Sveçlën me gjendjen aktuale në korporatë, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit dhe masat e ndërmarra nga KEK sh.a. në këtë kohë pandemie.

“Në këtë drejtim, Imeri ka falënderuar  Sveçla për përkrahjen e vazhdueshme të policisë për sa i përket lëvizjes së lirë të punëtorëve të KEK-ut. Në anën tjetër, Sveçla ka përgëzuar menaxhmentin e KEK-ut, për punën e palodhshme dhe kontributin e jashtëzakonshme të gjithë punëtorëve të korporatës në këto ditë të vështira”, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave.

“Sveçla ka siguruar menaxhmentin dhe punëtorët e KEK-ut se përkrahja e MPBAP-së do të jetë e vazhdueshme”, përfundon njoftimi.

Nga ana tjetër, gjatë ditës së sotme 2500 punëtore të Korporatës Energjetike të Kosovës kanën nënshkruar një peticion ku po kërkojnë kthimin në punë të Drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçit.

Në bazë të njoftimi të Sindikatë së re të KEK-ut

këta punëtor kanë paralajmëruar edhe protesta nëse nuk kthehet Thaçi në punë.

“Punëtoret kanë paralajmëruar se nëse nga dita e hënë datë” 01.06.2020 nuk respektohet vendimi i Inspektoratit për kthimin në punë të z. Nijazi Thaqit nga Bordi i përkohshëm Drejtues i KEK-ut, atëherë nuk na mbetët trrugë tjetër përveç të fillojmë me protesta dhe forma të tjera me organizimin e këshillave të punëtoreve”, thuhet në këtë njoftim i cili iu është përcjell Bordit të KEK-ut. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...