Intervistohet nga policia personi që kërcënoi me djegien e Presidencës dhe Kushtetueses

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Një person me inicialet G.M, nga Mitrovica, është ftuar sot për intervistë nga policia, pasi përmes Facebook-ut kishte bërë thirrje që të digjet zyra e presidentit dhe ajo e kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, avokati Musa Damati.

Ai tha se klienti i tij me inicialet G.M është ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës në cilësin e të dyshuarit për veprën penale “Thirrje për rezistencë”, bazuar në nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ndaj klientit tim ekziston dyshimi se përmes një komenti në rrjetet sociale ka aluduar në djegien e zyrës së Presidentit dhe të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, ka thënë avokati Damati.

Siç tha ai intervista ka përfunduar dhe pritet që rasti ndaj G.M, të vazhdoj në procedurë të rregullt.

Në anën tjetër, edhe Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka konfirmuar ftesën për intervistë nga ana e policisë.

“Po, personi është ftuar nga policia”, tha shkurt Zahiti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...