Chelsea angazhon Rudigerin për ta bindur Wernerin të transferohet në Stamford Bridge

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger është duke punuar për një transferim në Stamford Bridge të sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner.

Werner po zhvillon një sezon të madh me klubin gjerman, duke bërë shumë klube të vihen pas shërbimeve të tij.

Liverpooli është favorit për të transferuar sulmuesin gjerman, por Chelsea po bën një lojë për ta tunduar Wernerin të transferohet në Londër – pasi ka angazhuar mbrojtësin Rudiger.

Liverpooli planifikon t’i shesë tre lojtarë për të blerë Wernerin, në mesin e tyre edhe Xherdan ShaqiriLiverpooli planifikon t’i shesë tre lojtarë për të blerë Wernerin, në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri

Sipas gazetës gjermane BILD, dyshja janë miq të ngushtë dhe mbrojtësi i Bluve po i thotë Wernerit të bashkohet me të në Stamford Bridge.

Ata gjithashtu raportojnë se Frank Lampard ka pasur një interesim të mprehtë për Werner në muajt e fundit.

Trajneri angleze dëshiron ta bëjë atë një figurë qendrore në sulmin e tij dhe dihet se dëshiron të përmirësojë opsionet e tij sulmuese në afatet e ardhshme kalimtare.

Werner ka shkëlqyer me Leipzig këtë sezon, duke shënuar 31 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Bundesligës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...