Sot falet xhumaja e parë, pas më shumë se dy muaj pezullim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...
Pas më shumë se dy muaj pezullimi, sot do të falet xhumaja në të gjitha xhamitë e vendit.

Mirëpo Bashkësia Islame e Kosovës, ka ndërmarr disa masa.

Në kuadër të masave për t’u mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rekomanduar që komunat më të mëdha si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova të organizojnë faljen e namazit të xhumasë dy herë ku imamët dhe xhemati njoftohen për këtë çështje. Kjo bëhet në xhaminë qendrore të komunave si dhe ndonjë xhami tjetër që frekuentohet më shumë nga xhemati.

“Myftiu Tërnava po ashtu ka kërkuar nga besimtarët që t’iu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të BIRK- ut dhe institucioneve shëndetësore në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, nga virusi COVID-19, duke treguar kujdes kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën sociale t’i vendosin maskat, të marrin abdes në shtëpi si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të frekuentojnë në xhami – që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerëve. Ligjërata e së premtes nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...