Capital T ‘thumbon’ estradën: Edhe pse krejt e kanë ndalur prodhimin, unë nuk e kam bërë këtë për fansat e mi

PUBLIKUAR

Reperi i njohur, Capital T, nuk ka qëndruar pasiv gjatë gjithë muajve të pandemisë globale.

Ndonëse ka qëndruar e vetë-izoluar në banesën e tij në Prishtinë dhe larg mbrëmjeve muzikore, Kapo prapëseprapë i ka mbajtur të azhurnuar fansat me publikimin e këngëve të reja.

“6oops”, “Je t’aime”, “Flex” dhe “Flawless” janë katër këngët që ai ka publikuar gjatë këtyre muajve, e që janë pritur të gjitha mirë nga publiku.

Në një video miks të këtyre këngëve të publikuara në rrjetin social Instagram, reperi shkruan se dashuria e madhe për përkrahësit e ka shtyrë të punojë edhe në periudhën e coronavirusit.

“Veç pesë muaj brenda vitit 2020 me katër super projekte pa e cek “AKULL” që ka dalë në fund të vitit 2019 / edhe pse në karantinë nuk kemi fjetur po kemi ndenjur aktivë për njerëzit që e duan artin tonë edhe janë me neve në këtë rrugëtim edhe pasi krejt e kanë ndalë prodhimin se nuk po dihet a kanë me pas sezonë, ne s’po ndalemi se dashuria jonë për të bërë muzikë nuk ndahet me sezona, se e dimë që njësoj si për ushqim e filma njerëzit kanë nevojë edhe për muzike, e zgjata pak! Në qershor gati një super projekt plus albumi ‘Skulpture’”, ka shkruar Capital T në Instagram.

Kjo duket të tingëllojë paksa edhe si ‘diss’ për artistët që e kanë ndalur prodhimin, në momentin kur nuk dihet nëse sivjet do të ketë koncerte, nga ku edhe kanë burimin e të ardhurave.

Reperi ka kohë që po punon në albumin e tij të radhës dhe duket se është gati ta servojë atë për fansat e tij. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...