Sot vendoset për rifillimin e Serie A

PUBLIKUAR

Sot (e enjte), Ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora dhe anëtarët e futbollit italian do të përcaktojnë nëse, kur dhe si do të rifillojë Serie A.

Sipas Sky Sport Italia, një listë e gjatë e pjesëmarrësve do të jetë në mbledhjen e sotme, pasi Qeveria Italiane takohet me një asamble të plotë të organeve drejtuese të futbollit.

Njoftimi fillestar tregonte se 13 qershori ishte data e përkohshme për rinisjen e sezonit 2019-20 në Itali.

Ndeshjet e para në Serie A pritet të zhvillohen me 13 qershor, rinis me katër përballjet e mbeturaNdeshjet e para në Serie A pritet të zhvillohen me 13 qershor, rinis me katër përballjet e mbetura

Rifillimi i javës së 25-të, i shtyrë për shkak të pandemisë globale, do të duhet të përfundojë atë ditë.

Torino-Parma, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria ishin katër ndeshjet e anuluara për shkak të pushimit të detyruar.

Pas përfundimit të javës së 25-të, skuadrat do të luajnë çdo tre ditë dhe përfundimi është caktuar për fillim të gushtit.

Por, kjo është vetëm një nga zgjidhjet për të cilat punojnë përfaqësuesit. Disa nga klubet dëshirojnë të rifillojnë nga java e 27-të dhe një raund i plotë i ndeshjeve, ndërsa një zgjidhje e tretë propozon të fillojnë me gjysmëfinalet e Coppa Italia.

TOP Reklama ofron ndarëse të tavolinave për mbrojtje nga COVID-19

Serie A ka gati përfundimin e protokollit mjekësor të ndeshjeve, nga karantina deri tek testet e shpejta për coronavirusSerie A ka gati përfundimin e protokollit mjekësor të ndeshjeve, nga karantina deri tek testet e shpejta për coronavirus

Raporti pohon se ndeshjet e të shtunave dhe të dielave fillimisht duhet të luhen në ora 16:15, 18.30 dhe 20:45, por shtyhen në një kohë të mëvonshme gjatë kulmin e verës.

Pas takimit në ora 5.30, do të merret konfirmimi nga Qeveria Italiane. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...