Kuvendi Komunal mban seancë, miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës

PUBLIKUAR

Kuvendi Komunës së Lipjanit, udhëhequr nga Kryesuesi Kuvendit Komunal, Daut Azemi ka mbajtur mbledhje ku janë diskutuar pikat e propozuara, njofton Komuna.

Mbledhja është mbajtur në ambientet e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, kështu duke respektuar distancën dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është përgjigjur shumë pyetjeve që kanë ngritur antarët e kuvendit, rreth situatës së krijuar në Lipjan nga virusi COVID-19.
Po ashtu i pari i Komunës së Lipjanit ka propozuar edhe dy pika të tjera të rendit të ditës, si dhe ka prezantuar raportin vjetor Janar-Dhjetor 2019 të zyrës së Kryetarit dhe Drejtorateve Komunale.

Nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa është prezantuar raporti i të hyrave Janar-Mars 2020, thuhet tutje.

Gjatë kësaj seance janë miratuar gjitha pikat e rendit të ditës si:
Propozim vendim për ndarjen e bursave për student të Komunës së Lipjanit,
Propozim vendim për zëvendësimin e antarëve të Këshillit Komunal për Siguri dhe Bashkësi-KKSB.
Propozim vendim për shpalljen e Halil Kastratit, qytetarë nderi i Komunës së Lipjanit,
Propozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare për punëtoret e Komunës së Lipjanit që kanë punuar në teren gjatë pandemisë COVID-19.

Image may contain: 1 person, standing
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...