Mbappe i thur lavde Liverpoolit: Arritjet e tilla vijnë nga puna dhe trajneri i mirë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Ylli francez i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, i ka thurur lavde Liverpoolit dhe trajnerit Jurgen Klopp për punën që e kanë bërë gjatë këtij sezoni në Premierligë, duke i quajtur ata “makinë që i bën fitoret të duken të lehta”.

Liverpooli për momentin radhitet në pozitën e liderit në tabelën e Premierligës, duke mbajtur epërsi prej 25 pikësh ndaj kampionit në fuqi të Anglisë, Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli, që e mposhti Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, e mbylli sezonin e kaluar të Premierligës me vetëm një pikë më pak sesa Manchester Cityt. Ndërkohë, asnjë klub  nuk arriti t’i mposhtë ata në ligë nga janari i vitit 2019 deri në shkurt të këtij viti kur humbën kundër Watfordit.

Ndërkohë, Mbappe ka qenë i përfolur për një transferim potencial në Liverpoolit gjatë muajve të fundit, përkundër që Real Madridi raportohet se është destinacioni i tij i preferuar.

Kur ishte pyetur për spekulimet lidhur me Mbappen, trajneri Klopp kishte thënë se është i lumtur me lojtarët që i ka në skuadër, përkundër që e la hapur mundësinë që gjatë verës skuadra e tij të shpenzojnë shumë më të madhe parash.

Ndërsa, kur u pyet për mendimin e tij për Liverpoolin, Mbappe ishte plot lëvdata për arritjet e Liverpoolit këtë sezon.

“Këtë sezon, Liverpooli ka qenë një makinë në Premierligë. Ata i kanë bërë ato fitore të duket aq të lehta, por e vërteta është se fitoret e atilla nuk janë kurrë të lehta”, ka thënë Mbappe.

“Paraqitjet si të tyre gjatë muajve të fundit nuk ndodhin thjesht ashtu. Të jesh aq i pamëshirë ndaj kundërshtarëve siç kanë qenë ata… kjo vjen nga puna e palodhshme në stërvitje dhe nga puna e një trajneri shumë të mirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...