Marca: Messi po e humb garën kundër Ronaldos, mund të pensionohet i pari

PUBLIKUAR

Kapiteni argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, do t’i mbushë 33 vjeç më 24 qershor. Pikërisht në këtë moshë pensionohen ose fillojnë ta planifikojnë pensionimin shumë futbollistë.

Kontrata aktuale e Lionel Messit me Barcelonën është e vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2021, mirëpo argjentinasi e ka një klauzolë në kontratë që e lejon të largohet nga klubi pas cilitdo sezon, edhe pa pëlqimin e klubit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, edhe pse ai s’e ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë edhe më tutje në Barcelonë, deklaratat e tij kanë lënë të kuptohet që ai s’është ende gati t’i japë fund karrierës së tij si futbollist.

Por, e përditshmja spanjolle Marca shkruan se ka dyshime për sa gjatë mund të vazhdojë të luajë Messi për një klub si Barcelona, ku vazhdimisht kërkohet që futbollistët të jenë në nivelin e tyre më të mirë.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2022, kur portugezi do t’i mbushë 37 vjeç.

Ende nuk dihet nëse Messi planifikon ta vazhdojë karrierën e tij deri në moshën 37-vjeçare apo edhe më shumë, mirëpo niveli i paraqitjeve të tij është ende i lartë – vitin e kaluar ai u shpërblye me Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë.

Marca shkruan më tutje se Messi mund të vendosë që në vend se të qëndrojë te ndonjëri nga top klubet e Evropës, të shkojë te ndonjë klub në ligën amerikane në MLS, ku do të paguhej mjaft shumë dhe nuk do të kishte presion aq sa në Camp Nou. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...