Real Madridi, i gatshëm ta huazojë Jovicin – Milani interesohet

PUBLIKUAR

Gazeta italiane, Il Corriere dello Sport, raporton se Real Madridi është i gatshëm ta huazojë sulmuesin serb Luka Jovic, mes spekulimeve se Milani dëshiron ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të verës.

Ish-sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, i cili u transferua në Santiago Bernabeu për 60 milionë euro verën e kaluar, ka qenë i përfolur për një transferim në San Siro te Milani gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, mediumet italiane tani raportojnë se Milani s’do të ketë mundësi ta blejë atë në formë permanente këtë verë, pasi që drejtuesit e Real Madridit preferojnë ta japin atë fillimisht në formë huazimi.

Il Corriere dello Sport pretendon se Los Blancos janë të gatshëm ta huazojnë sulmuesin serb pasi që ai nuk ka arritur ta dëshmojë veten gjatë sezonit të tij debutues në La Liga, gjatë së cilit është përballur edhe me lëndime.

Ai i ka bërë vetëm 24 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, 15 prej të cilëve ishin në La Liga, dhe ka arritur të kontribuojë me dy gola dhe dy asiste ne 770 minuta lojë gjithsej sa i ka pasur.

Megjithatë, përkundër që s’ka arritur ta dëshmojë veten ashtu siç do të kishte dashur, Milani është i interesuar ta transferojë pasi që beson se serbi mund të tregojë sërish formë si ajo që e kishte pasur sezonin e kaluar me Eintracht Frankfurtin.

Gjatë 48 ndeshjeve të tij të zhvilluara sezonin e kaluar me klubin gjerman, Jovic kishte arritur të kontribuonte me 27 gola dhe shtatë asiste.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...