Guardiola e do Londrën, e Chelsea e pret krahëhapur

PUBLIKUAR

Chelsea ka filluar t’i fërkojë duart, pasi që Pep Guardiola ka thënë se në të ardhmen do t’i pëlqente të kalonte në Londër.

Kjo sipas Daily Mail që shkruan se trajneri aktual i Bayern Munich, është duke e shqyrtuar mundësinë që mos të vazhdojë me Bayern Munichun edhe pse flitet se ka në tavolinë një kontratë të re.

Në Ligë Premier për trajnerin spanjoll dëshirë mund të shprehin skuadra si Chelsea, Arsenal dhe Manchester City, edhe pse kjo e fundit para dy vitesh e kishte kërkuar.

Gjithmonë sipas kësaj gazete, Guardiola mund të kaloj në Londër, e skuadër që i plotëson më shumë preferencat e tij është Chelsea.

Mourinho ka pasur një start të vështirë dhe kjo edhe më shumë e bënë të besueshëm lajmin, ku në fund të sezonit rrugët e portugezit me pronarin Roman Abramovich mund të ndahen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...