Presidenti i La Ligës: Rikthehemi më 11 qershor me derbin Sevilla – Real

PUBLIKUAR

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka konfirmuar se futbolli spanjoll do të rikthehet më 11 qershor me derbin mes Sevillës dhe Real Betisit.

Tebas i adresoi disa shqetësime të ndryshme para rifillimit të sezonit 2019/20 në La Liga dhe kërkoi përgjegjësi nga futbollistët, transmeton Gazeta Express.

“Do ta kemi një ndeshje më 11 qershor, sipas të gjitha gjasave”, konfirmoi Tebas për Movistar.

“Do të jetë vetëm një ndeshje, ku do të nderohen të gjithë ata që kanë vdekur (nga koronavirusi)”, shtoi ai.

“Ne shpresojmë se do të jetë kjo datë me derbin mes Sevillës dhe Real Betisit në orën 22:00”, nënvizoi ai.

Kryeministri i Spanjë, Pedro Sanchez, e dha ditë më parë dritën e gjelbër për rikthimin e futbollit në vend më 8 qershor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...