Zamorano: Barcelona ka probleme ekonomike, s’mund ta blejë Lautaron

PUBLIKUAR

Zamorano beson se Barcelona s’mund ta blejë këtë verë Lautaro Martinezin

Lautaro Martinez është objektivi numër një i Barcelonës për merkaton e verës.

Por, pandemia e koronavirusit i ka shkaktuar probleme edhe klubeve.

Sipas legjendës së Interit, Ivan Zamorano, Interi s’mund ta transferojë Martinezin.

Lautaro ka realizuar 18 gola këtë sezon në 33 paraqitje.

“Barcelona ka probleme ekonomike që nuk mund ta lejojnë ta transferojë Lautaron, kështu për mendimin tim, ai do të qëndrojë, nuk kam asnjë dyshim”, u shpreh Zamorano.

Para se të shndërrohet në legjendë te Interi, Zamorano ka luajtur katër sezone në “Santiago Bernabeu” me Real Madridin, mes viteve 1992 e 1996. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...