Shërbimi Korrektues i Kosovës ngushëllon familjën Bytyqi nga Lipjani me rastin e vdekjës së Floreta Bytyqit

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ngushëlluar familjen Bytyqi nga Lipjani me rastin e vdekjës së Floreta Bytyqi.

Floreta dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Postimi i plotë:

Telegram Ngushëllimi

E nderuar,
Familja BYTYQI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës tuaj, e bashkpuntores tonë, Floreta Bytyqi.

Floreta dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në.

Përkushtimi në punë dhe në secilën detyrë që i është besuar, dashuria për profesionin, bëjnë që Floreta të mbetet në kujtesën SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

Andaj, për shkak të pandemisë dhe pamundsisë për pjesëmarrje në varrim,Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,
Nehat THAÇI
Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Image may contain: 1 person, closeup

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...