Messi e pranon se më 2016 deshi të largohej nga Barcelona, shpjegon arsyen

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka treguar se kishte menduar të largohej nga Barcelona njëmend në vitin 2016, për shkak të vështrimit të vrazhdë ndaj tij në lidhje me një mosmarrëveshje tatimore me qeverinë spanjolle.

Messi është lojtari më i mirë në La Liga, dhe shefi i ligës, Javier Tebas, e ka pranuar në të kaluarën se ideja se superylli argjentinas mund të largohej e kishte frikësuar, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për radion RAC1, Messi shpjegoi se ai dhe babai i tij, Jorge, ndienin se Spanja po i keqtrajtonte.

Të dy u shpallën fajtorë për mashtrim tatimor dhe u dënuan me 21 muaj burgim me kusht.

“Në atë kohë, për shkak të rrëmujës me thesarin, doja të largohesha, jo sepse doja ta braktisja Barçën por të largohesha nga Spanja”, tha Messi për RAC1.

“Ndieja se po më keqtrajtonin dhe nuk doja të qëndroja këtu. Për mua kurrë nuk ka pasur ofertë zyrtare sepse të gjithë e dinin se unë dua të qëndroj në Barcelonë. Ka qenë e vështirë për mua dhe familjen time sepse njerëzit nuk dinë shumë rreth asaj që po ndodh”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...