Arthur e pranon kalimin në Juventus, i hap rrugë shkëmbimit me Pjanicin

PUBLIKUAR

Arthur Melo është gati të pranojë t’i bashkohet Juventusit nga Barcelona, në shkëmbim të Miralem Pjanicit.

Mesfushori brazilian Arthur deri tani nuk ka pranuar të largohet nga Barcelona, dhe një dëshirë të tillë madje e kishte shprehur në një komunikatë të shkruar, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Barça këmbëngul ta ketë Pjanicin në skuadër, pasi tashmë e ka biseduar marrëveshjen e shkëmbimit me Juven, e cila do të arrihet vetëm nëse 23-vjeçari e pranon kalimin në Torino.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Arthur është duke u stërvitur me ekipin e rezervistëve të Barçës dhe se tashmë i ka thënë “po” bardhezinjve.

Trajneri i Barçës, Quique Setien, nuk deshi të flasë për të ardhmen e Arthur dje në një konferencë për media. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...