Arthur ndërron mendje, i gatshëm të bisedojë me Juventusin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo, raportohet se ka ndërruar mendje dhe tani është i gatshëm të negociojë me Juventusin, duke i hapur kështu rrugë një shkëmbimi të mundshëm me Miralem Pjanicin.

Mesfushori brazilian Arthur ka qenë i spekuluar për një transferim në Allianz Stadium, pasi që raportohej se Barcelona dëshiron ta shkëmbejë atë për Miralem Pjanicin e Juventusit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, këto lajme ishin hedhur poshtë nga deklarata e Arthurit vetëm pak orë më vonë, i cili tha se nuk e ka as opsion largimin nga Camp Nou, pasi që synon të qëndrojë edhe më tutje në skuadrën katalonase.

Por, tani gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se mesfushori i Barcelonës ka ndryshuar mendje dhe është i gatshëm t’i dëgjojë bardhezinjtë.

Ky lajm raportohet t’i ketë gëzuar drejtuesit  e Barcelonës, pasi që klubi dëshiron ta transferojë Pjanicin, por të dyja klubet preferojnë që marrëveshja të arrihet në formë shkëmbimi, shkaku i dëmeve financiar që u ka shkaktuar virusi Covid-19.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, raportohet se është i gatshëm ta sakrifikojë Pjanicin, mirëpo drejtuesit e gjigantit të Serisë A do ta lejojnë atë të shkojë në Barcelonë vetëm nëse e marrin Arthurin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...