Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se Premierliga duhet të tentojë ta rinisë sezonin 2019/20, përkundër që kriza e koronavirusit ia kishte rrezikuar edhe vetë atij jetën pasi që ishte infektuar.
Sezoni aktual i Premierligës ka qenë i pezulluar që nga mesi i muajit mars, mirëpo pritet të rinisë sërish në gjysmë të qershorit, pasi i është dhënë drita e gjelbër për këtë nga qeveria britanike, transmeton Gazeta Express.
Skuadrat angleze tashmë i janë kthyer seancave stërvitore në grupe të vogla këtë javë dhe po presin për një aprovim nga autoritetet për t’i lejuar edhe kontaktet mes lojtarëve gjatë këtyre seancave.
Edhe pse Bundesliga ka rinisur tashmë ndeshjet dhe La Liga e Serie A po bëhen gati për t’u kthyer në fushën e lojës gjithashtu muajin e ardhshëm, kthimi i Premierligës këtë sezon mes krizës së koronavirusit ka ngjallur debat të madh.


