Nga fillimi i pandemisë, një mijë kosovarë u kthyen në vendlindje përmes 10 fluturimeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet me thikë një person në Llugaxhi

 Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-të mitur, pasi...

Raportohet edhe një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është shoqëruar  i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Që nga shfaqja e pandemisë së Covid-19 në Kosovë deri më tani janë realizuar mbi 10 fluturime të cilat sollën në atdhe rreth 1 mijë qytetarë.

Këtë e bëri të ditur Fillojetë Konjuhi, zëdhënëse në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

“Fluturimet që janë realizuar deri më tani janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Anglia, Zvicra, Turqia, Polonia e Çekia”, ka treguar ajo.

“Ndërsa përmes kthimit tokësor, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, janë kthyer qytetarë nga Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Shqipëria”, ka delaruar Konjuhi për Klan Kosova.

Sipas saj, qytetarët që gjenden jashtë shtetit kërkesat për kthim në vend i drejtojnë në ambasadat e Kosovës të cilat gjenden në vende të ndryshme të botës.

Konjuhi tregoi se cilat fluturime për kthim në Kosovë do të realizohen këtë javë.

“Këtë javë do të realizohen fluturimet e organizuara për kthim nga Britania e Madhe dhe Italia. Në këto fluturime ka të përfshirë edhe studentë”.

SHIKO MË SHUMË

Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...