Gjyqtari spanjoll: 90% të gjyqtarëve e përkrahin Real Madridin, 10% Barcelonën

PUBLIKUAR

Ish-gjyqtari ndërkombëtar nga Spanja, Eduardo Iturralde Gonzalez, thotë se nëntë në 10 gjyqtarë spanjollë janë mbështetës të Real Madridit.

Iturralde, i cili thotë të jetë përkrahës Athletic Bilbaos, shtoi se 10 përqindëshi tjetër janë mbështetës të Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

“I pëlqeu apo s’i pëlqeu Barcelonës, 70 për qind e pupoullsise spanjolle, pa llogaritur Katalonjën, e përkrahin Real Madridin”, tha Iturralde për El Larguero.

“Tani shumë njerëz zgjedh ta përkrahin Barcelonën sepse të rinjtë e kanë parë Pep Guardiolën duke fituar trofe me Barçën. Para epokës së Lionel Messit, sa njerëz e përkrahnin Real Madridin në Spanjë?”

I pyetur se cili klub mes Real Madridit dhe Barcelonës është i parapëlqyeri i gjyqtarëve në përqindje, Iturralde dha shifra marramendëse.

“Është 90 me 10 në favor të Real Madridit”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...