Solskjaer: Preferoj të kem mungesa në skuadër sesa ta kem një idiot

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se ai preferon të ketë mungesa në skuadrën e tij më shumë sesa ta ketë ndonjë idiot në skuadër, pasi që sugjeroi se agjendat personale e dëmtuan klubin sezonin e kaluar.

Ole Gunnar Solskjaer ka bërë ndryshime të mëdha në skuadrën e Manchester Unitedit që nga emërimi i tij në pozitën e trajnerit gjatë sezonit të kaluar. Lojtarë si Alex Sanchez, Romelu Lukaku dhe Chris Smalling u larguan të gjithë nga Old Traffordi verën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Në vend të tyre, Djajtë e Kuq i kanë transferuar Harry Maguire, Bruno Fernandesin dhe Odion Ighalon.

Tani që klubet në Angli janë lejuar të kthehen në stërvitje grupore, Solskjaer e ka theksuar rëndësinë e atmosferës së mirë në skuadër, duke thënë se asnjë lojtar që ka agjenda personale nuk është i mirëseardhur në skuadër.

“Do të preferoja ta kem një zbrazëtire në skuadër sesa ndonjë idiot”, ka thënë Solskjaer.

“Personaliteti i lojtarit ka rëndësi të madhe. Ne jemi një skuadër që ka atmosferë të mirë mes vete. Ti do që lojtarët të kenë pak më shumë ego dhe karakter, po ata duhet të jenë të gatshëm të përshtaten”.

“Në mars, lojtarët ishin fizikisht të lodhur, mentalisht të lodhur dhe kishin lëndime. Lojtarët kishin mendime negative, ndërsa tani kemi mendime më shumë pozitive. Kishte edhe gjëra që s’më pëlqenin vitin e kaluar, disa agjenda personale të cilat nuk mund të zgjidheshin deri në verë”.

“Mendoj se në këtë grup nuk e kemi as edhe një mollë të keqe”.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...