Agjenti i mesfushorit të Chelseat Jorginhos i ka shtuar spekulimet se klienti i tij mund të transferohet në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që ka thënë se Juventusi është ndër klubet më të mëdha në botë dhe se çdo lojtar do të donte të luante për ta.
Ish-mesfushori i Napolit e kishte ndjekur trajnerin Maurizio Sarri në Stamford Bridge dhe qëndroi në skuadër edhe nën Frank Lampardin, duke i fituar edhe zemrat e tifozëve që në fillim e kishin kritikuar, transmeton Gazeta Express.
Emërimi i Sarrit në pozitën e trajnerit të bardhezinjve i kishte nxitur fillimisht spekulimet se edhe Jorginho do të kalonte së shpejti në Allianz.
“Juventusi është njëri ndër skuadrat më të mira në Evropë dhe secili lojtar do të kishte dashur të luante për të”, ka thënë agjenti i Juventusit, Joao Santos.
“Nuk jam kontaktuar nga drejtori sportiv Fabio Paratici, ai nuk më ka telefonuar. Jorginho i ka edhe tre vjet të mbetura në kontratën e tij me Chelsean, po bën punë të mirë në Londër”.
“Unë kam lexuar për spekulimet me Juventusin nëpër gazeta dhe mediume të ndryshme”.
Santosi shtoi: “E përsëris, Juventusi është njëri ndër top klubet në botën e futbollit”. /Gazeta Express/


