Werner ia hap dyert Interit

PUBLIKUAR

Interi po pret ta shesë Lautaro Martinezin, e ka gati një ofertë të majme për yllin gjerman të Leipzigut

Timo Werner mund të përfundojë në futbollin italian nga sezoni i ardhshëm.

Sulmuesi gjerman ia ka hapur dyert një mundësie të transferimit në Inter gjatë verës që vjen.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se “Nerazzurri” fillimisht po presin ta shesin Lauaro Martinezin në Barcelonë, e më pas ta nisin ofanzivën për yllin e Leipzigut, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi italian e ka bërë gati një ofertë të majme për sulmuesin e rrezikshëm.

24 vjeçari ndërkohë pëlqehet edhe nga Liverpooli dhe nga Bayern Munichu.

Sipas të gjitha gjasave, Werner do të largohet nga futbolli gjerman në fund të këtij sezoni. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...