Pellegrini: Nuk e kam ndëshkuar Kompanyn

PUBLIKUAR

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini këmbëngul se nuk e ka ndëshkuar Vincent Kompany, por ai la të kuptohet se kapiteni i “qytetarëve”, mund të jetë përsëri jashtë 11-shës së parë për derbin e së dielës kundër Manchester United.

Kompany ka qenë ndër zëvendësuesit në dy ndeshjet e fundit te Manchester Cityt në fitoret mbi Bournemouth dhe Sevilla.

“Unë nuk e kam ndëshkuar Vincent. Unë nuk kam problem në marrëdhëniet e mia me Vincent. Ne kemi nevojë për të zgjedhur njëmbëdhjetë fillestare që janë më te mirë”, tha kiliani në një konferencë për shtyp.

“Është e rëndësishme që ai të punojë disa ditë para se ai të kthehet në ekip”, ka theksuar tekniku kilian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...