Berisha: Do të luftojmë deri në fund

PUBLIKUAR

Mesfushori kosovar ka komentuar barazimin me Paderbonin, ku e qëlloi dy herë shtyllën, si dhe mundësitë që i ka Fortuna Dusseldorfi për të mbetur në Bundesligë

Valon Berisha ishte i pafat në barazimin pa gola të Fortuna Dusseldorfit ndaj Paderbornit.

Mesfushori kosovar e qëlloi dy herë shtyllën në fundjavë, në barazimin 0:0, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesi kosovar thotë se ekipi i tij meritoi më shumë në këtë ndeshje.

Sidoqoftë, ai shprehet optimist se Fortuna do t’ju kthehet rezultateve pozitive, në mënyrë që ta sigurojë mbijetesën në Bundesligë.

“Nuk ishte rezultati që e donim dhe që e merituam. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të luftojmë për ta arritur objektivin tonë final, që të mbetemi në ligë”, ka shkruar Berisha në Instagram.

Fortuna aktualisht është e 16-ta në tabelën e Bundesligës, pozitë që çon në ligën e dytë, me 23 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...