Shefi i La Ligës: Bundesliga është shembull për t’u ndjekur

PUBLIKUAR

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka uruar Bundesligën për rifillimin e sezonit dhe për, siç ka thënë, dhënien e një shembulli për t’u ndjekur nga të tjerët.

Pas një pezullimi dymujor si pasojë e pandemisë koronavirus, liga elitare gjermane u rikthye këtë fundjavë duke u bërë liga e parë e madhe evropiane që e rifillon kampionatin, transmeton Gazeta Express.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan pa praninë e tifozëve në stadiume, derisa shumica e të pranishmëve në fushë mbanin maska dhe ndoqën protokollin për mbajtjen e distancës sociale.

Tebas është mahnitur nga puna që e ka bërë Bundesliga për ta rinisur sezonin dhe është i lumtur që e ka një shembull për ta ndjekur.

“Jam shumë i kënaqur. E kam uruar shefin ekzekutiv të Bundesligës. Ata kanë bërë punë shumë të rëndësishme dhe unë jam krenar. Është shembull për t’u ndjekur”, tha Tebas.

Tebas nuk do ta ketë fjalën e fundit për rifillimin e sezonit në La Liga, por ai tregon se synimi është që kjo të ndodhë më 12 qershor me lejen e autoriteteve shëndetësore.

“Autoritetet shëndetësore do të vendosin. Unë dua që të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Po punojmë për ta rifilluar sezonin më 12 qershor”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...