Mësohet kur do të kthehet Cristiano Ronaldo në stërvitje

PUBLIKUAR

Juventusi do ta mirëpresë Cristiano Ronaldon në stërvitje të martën.

Ish sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid u largua nga Italia pak pasi u suspenduan gjitha ligat për shkak të koronavirusit.

Ai shkoi në vendlindje, në Madeira, ku qëndroi për gati 2 muaj.

CR7 u kthye në Itali vetëm me 5 maj, duke u detyruar që të izolohet për 14 ditë.

Ai, zyrtarisht do të jetë i lirë që të martën t’i bashkohet JUves në stërvitje, derisa të hënën do të kryejë testet për të marrë rezultatin, që natyrisht, të gjithë presin të jetë negativ për COVID-19.

Kampionati në Itali parashikohet të rinisë më 13 qershor, andaj CR7 s’ka më kohë për të humbur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...