Rooney: Shkarkimi i Van Gaal më tronditi, Man United u ngut duke e larguar herët

PUBLIKUAR

Wayne Rooney ka treguar se kishte mbetur i tronditur me shkarkimin e Louis van Gaalit nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit në vitin 2016 dhe këmbëngul se Unitedi do të mbetej ekip shumë më i fortë me holandezin në stol.

Pas dy sezoneve në Old Trafford, trajneri holandez u shkarkua nga Unitedi, edhe pse e fitoi FA Cup. Ai u zëvendësua menjëherë nga Jose Mourinho, transmeton Gazeta Express.

Derisa Mourinho e udhëhoqi klubin drejt vendit të dytë në sezonin 2017/18 në Premierligë, Rooney këmbëngul se Unitedi e shkarkoi Van Gaalin tepër herët.

“U trondita kur u shkarkua Louis. Për mua ka qenë kënaqësi e madhe të punoja me të. Ne është dashur ta mbanim atë edhe për sezonin e tretë. Me të do të kishim qenë shumë më të fortë”, tha Rroney.

“Gjërat po përmirësoheshin dhe lojtarët filluan ta kuptonin versionin e tij. Gjatë atyre dy vjetëve kam mësuar më shumë se nga çdo trajner tjetër. Për këtë arsye do t’i jem mirënjohës atij përgjithmonë. Jo vetëm sepse më bëri kapiten, por për gjithë besimin që e kishte në mua”, shtoi ai.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...