Ish-ndihmëstrajneri i Egjiptit, Hany Ramzy, ka thënë se Mohamed Salah kishte refuzuar një ofertë nga Real Madridi për të qëndruar në Liverpool në vitin 2018, transmeton zeri.info
Sulmuesi ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga gjiganti anglez, derisa zakonisht Real Madridi dhe Barcelona janë raportuar si ekipe të interesuara.
“Kur po punoja me Hector Cuperin, ne kishim një kamp stërvitor në Zvicër (në mars të vitit 2018). Unë po flisja me Salahun dhe ai më tha se Real Madridi kishte dërguar një ofertë për të”, është shprehur Ramzy.
“Oferta ishte shumë e mirë, por Salah e diskutoi me mua dhe zotin Cuper dhe ai vendosi që të qëndrojë ne Liverpool sepse ishte rehat aty”, shtoi ai.
Ramzy nuk ishte emëruar ndihmëstrajner deri në ardhjen e Javier Aguirres, por ai tha se ishte në kampin stërvitor për ta ndihmuar skuadrën./Zëri


