Kyrgios: Murray, ti je më i fortë se Djokovic

PUBLIKUAR

Nick Kyrgios beson se Andy Murray është tenist më i mirë se Novak Djokovic.

Australiani ia ka thënë këtë britanikut gjatë një bisede drejtpërdrejt në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Express.

Murray u pensionua vitin e kaluar për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme, por u rikthye këtë vit para se koronavirusi ta pezullonte tenisin.

“Mendoj se ti është dashur ta gëzoje njërën prej karrierave më të mirë në tenis, por kështu shkojnë gjërat nganjëherë. Nuk dua të ngre polemika por unë mendoj se ti je më i mirë se Djokovic”, i tha Kyrgios Murrayt.

“Njerëzit do ta diskutojnë këtë në rrjetet sociale dhe do të thotë: ‘Jo, Djokovic ka fituar shumë trofe grand slam. Djokovic nuk ka mundur ta kthejë shërbimin tim, ndërsa ti po”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...