Lindelof, i inkurajuar nga partneriteti me Maguire

PUBLIKUAR

Victor Lindelof është inkurajuar shumë nga partneriteti që e ka ndërtuar me Harry Maguire-n në qendër të mbrojtjes së Manchester Unitedit, duke bërë kështu që suedezi të mos e shohë nevojën për përforcime të tjera në këtë pozitë.

Spekulimet për afatin kalimtar të verës kanë sugjeruar se Djajtë e Kuq do të aktivizohen në treg në tentim për ta siguruar një tjetër përforcim në qendër të mbrojtjes, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Napolit, Kalidou Koulibaly, thuhet se është sërish nën radarin e drejtuesve të Manchester Unitedit, përkundër që për të janë interesuar edhe shumë klube të tjera, si Liverpooli.

Manchester Unitedi aktualisht i ka në qendër të mbrojtjes Harry Maguire dhe Victor Lindelofin, të cilët para se të ndërpritej sezoni kishin arritur ta bënin një ecuri të mirë të ndeshjeve pa lejuar kundërshtarët të shënojnë gola.

“Epo, po, ka qenë e mrekullueshme të luaj me Harryn këtë sezon. Është shumë e rëndësishme të luajmë sa më shumë ndeshje së bashku dhe të mësojmë nga njëri-tjetri”, ka thënë Lindelof.

“Sa më shumë ndeshje që luani bashkë, aq më shumë përmirësoheni si lojtarë. Kështu që ka qenë e mrekullueshme t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe të arrijmë rezultate më të mira”.

“Mendoj se po përmirësoheshim mjaft shumë kohëve të fundit, para ndërprerjes. Ne po e mbanim portën e paprekur në shumë ndeshje dhe po luanim mirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...