Klopp: Skuadra nuk kishte klasë të lartë

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pranuar se paraqitja e skuadrës së tij në barazimin 1-1 me Rubin Kazan në Evropa Ligë nuk ishte në klasën më të lartë.

Rubin kaloi në epërsi në minutën e 15-të në nëpërmjet Marko Deviqit, por Emre Can barazoi në minutën e 37-të, menjëherë pas mbrojtësi i Rubin Kazan Oleg Kuzmin u përjashtua nga loja.

“Nuk ishte një klasë e lartë, por kjo nuk është dita më e keqe në jetën time”, ka thënë Klopp pas ndeshjes duke vazhduar:

“Nuk ishte një lojë e mërzitshme. Kjo ishte një lojë shumë interesante, një sfidë e madhe për shkak të cilësisë së Rubin Kazan. Të gjithë mund të shohin se ata nuk janë shumë të këqij”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...