Chiellini ka lavdëruar Ramosin.
Në autobiografinë e tij të publikuar në fillim të javës, Giorgio Chiellini ka folur për shumë gjëra me të cilat është përballë gjatë karrierës së tij të lavdishme.
Ai ka folur edhe për kundërshtarin e shpeshtë si me klube ashtu edhe me kombëtare, Sergio Ramos.
Kapiteni i Juves e konsideron Ramosin mbrojtësin më të mirë në botë për faktin se ai “di të jetë vendimtar në ndeshje të rëndësishme”, por edhe për “ndërhyrjet që bën dhe lëndimet që shkakton me dinakëri”.
Sipas tij, lëndimi i Mohamed Salah në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2018 ishte diçka e qëllimshme, edhe pse Ramos disa herë insistoi të kundërtën.
“Ajo kundër Salah ishte një veprim maestral. Sergio gjithmonë thoshte se nuk donte, por ishte i vetëdijshëm që duke rënë në atë mënyrë me krahun e kundërshtarit kapur, nëntë herë nga dhjetë tentime ju mund të thyeni krahun e rivalit tuaj”. /Gazeta Express/


